PYETJA:Në xhaminë tone ka disa mus’hafa të cilët nuk i lexon askush.A është e lejuar të marrë ndonjë prej tyre që ta lexoj, sepse nuk kam mus’haf?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Mus’hafat të cilët janë në xhami, janë vakf, pra të destinuara për xhaminë.Kjo do të thotë se ata nuk mund të merren dhe të futen në prone të dikuj tjetër.Kjo nuk është e lejuar me gjërat që janë vakf.
Nëse ti nuk ke mus’haf, duhet të bleshë, po nëse nuk ke mundësi të blesh, mund të lexosh nga mus’hafi në xhami, të ndalesh pas çdo namazi, apo të vish ma herët para namazit.Kjo do të ishte mënyrë për gjallërimin e xhamisë dhe leximit të Kur’anit nga ana tjetër.
Mundësia e vetme është që nëse me të vërtetë nuk ka kush i lexon dhe nuk ka simptome se dikush do të bën diçka të këtillë, të dërgohen në ndonji xhami tjetër ku lexohet Kur’ani.
Allahu e di më së miri.
EDITOR
10 years ago
previous article
Gjinekologia nënë – Sare Davutoglu
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago