Roli i babait ashtu si ai i nënës fillon me dëshirën e pasjes së një fëmije dhe forcohet me prekjen e barkut të gruas shtatzënë.
Ndjekja e shtatzënisë në çdo etapë të saj, mbështetja emocionale e bashkëshortes, ndarja me të e lumturisë, shqetësimeve dhe gëzimeve, ndjeka e zhvillimit të bebes, prezenca gjatë kontrolleve mjekësore, kontribuimi në përgatitjen e sendeve dhe veshjeve të fëmijës pas lindjes, përbëjnë disa hapa të rëndësishëm në marrjen e këtij roli.
Femra përjeton një ndryshim fizik dhe emocional gjatë 9 muajve të shtatzënisë. Ndërsa mashkulli përpiqet të kuptojë fëmijën duke ndarë ndjenjat e bashkëshortes dhe duke vëzhguar ndryshimin e saj. Kur burri e merr në dorë fëmijën për herë të parë atëherë mund të themi se ka mbaruar faza përgatitore dhe ky moment përbën çastin më të bukur të fillimit të rolit të babait. Në fillim meshkujt nuk arrijnë të shprehin emocionet dhe lumturinë që ndjejnë në atë moment.
Shembull për fëmijën
Nëse burri e ndihmon gruan në përballimin e nevojave të fëmijës që nga lindja atëherë kjo luan një rol të rëndësishëm në krijimin e një komunikimi fizik dhe psikologjik. Veçanërisht shikimi në sy i fëmijës nga ana e babait është shumë i rëndësishëm. Marrëdhëniet e burrave të cilët i përqafojnë shpesh fëmijët dhe bashkëshortet e tyre janë më të shëndetshme. Krahas kësaj njihet dhe rëndësia e rolit të babait, qetësia, dhembshuria, vendosmëria e tij në zhvillimin social, emocional, mendor dhe fizik të fëmijës vajzë apo djalë qoftë ai.
Si të përgatitemi
Bashkëshortët mund të përgatiten për rolin e mamasë–babait para se të lindë fëmija. Për këtë arsye ato mund të kërkojnë ndihmën e specialistëve apo të lexojnë libra në lidhje me këtë. Bashkëpunimi i bashkëshortëve në rritjen e fëmijës, mbështetja e njëri-tjetrit mundëson zgjidhjen më të lehtë të problemeve.
Këshilla për nënat dhe baballarët e rinj
– Do të keni kohë për të njohur fëmijën tuaj. Keni nevojë për durim, ambient të qetë, forcë, rezistencë, respekt, dhembshuri, disiplinë, kujdes, vëzhgim, kohë dhe praktikë. Krahas kësaj duhet t’ia vini veshin intuitës suaj.
– Gabimi i femrave është se pasi bëhen nëna e shpallin veten e tyre prind të fëmijës. Në të njëjtën kohë nuk duhet të harrojnë se janë një individ, një bashkëshorte, femër. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt.
– Mbështetja e bashkëshortëve veçanërisht gjatë gjashtë muajve të parë, pushimi dhe lënia e një kohe të lirë për njëri-tjetrin ndikon në afrimin e çiftit.
– Do t’ju bëjë mirë të shikoni bashkë TV, të dëgjoni muzikë kur fëmija është në gjumë. Ndonjëherë mund t’ia lini fëmijën prindërve tuaj.
– Prindërit e rinj duhen mbështetur shumë veçanërisht gjatë gjashtë muajve të parë (periudhë ku përjetohen problemet më të mëdha të pagjumësisë).
– Nuk duhet ta mbyllin veten në shtëpi. Do t’ju bënte mirë të dilni për shëtitje bashkë me fëmijën kur koha është e bukur.
– Të ndajnë shqetësimet me bashkëshortët apo miqtë .Edhe nëse problemi nuk ka zgjidhje në atë moment shpjegimi i tij do ta qetësojë personin.
Po gjendja e fëmijës?
Shumë studime kanë treguar se fëmijët e rritur pa dashuri që në fillim përjetojnë probleme serioze emocionale edhe nëse rriten në kushte shumë të mira. Madje në disa raste është parë mangësi në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës. Një pikë tjetër e rëndësishme është plotësimi i nevojave si gjumi, pastrimi dhe ushqimi në kohën e duhur gjatë vitit të parë të jetës.
Plotësimi në kohë i nevojave të fëmijës përbën themelin e besimit që krijon fëmija përballë botës së jashtme. Në këtë mënyrë ai mëson të komunikojë me botën e jashtme dhe të formojë ndjenjën e sigurisë, lidhet me personin i cili përkujdeset për të.
(Revista Drita Islame, Janar 2013)
EDITOR
12 years ago
previous article
Për 22 vjet në Shqipëri 6 mijë të vdekur nga gjakmarrja
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago