PYETJA:Unë kam një internet kafe, dhe normalisht aty kam disa kompjuter.Pyetja ime është se a obligohem me zekat për këto kompjutera?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Kompjuterat të cilët ti i posedon, në bazë të pyetjes, kuptoj se nuk janë për shitje, por për përdorim të internetit.Kjo do të thotë se nuk janë mall tregtie.Së këndejmi, ti nuk obligohesh me zekat për këto kompjuter, sepse ato e kanë statusin e makinave në një fabricë, që zekati jepet për profitin apo vetë prodhimin e makinave, por jo edhe për makinat.Pra, ti do të japish zekat për profitin që ta sjellin kompjuterët, por jo edhe për kompjuterët.Mirëpo, nëse ti edhe shet kompjuter, atëherë do të japish zekat për ato kompjuter, sepse konsiderohen mall tregtie.
Allahu e di më së miri.
EDITOR
10 years ago
previous article
Ja se si ndryshoi Windows gjatë viteve (Fotogaleri)
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago