Sot në disa qytete të Turqisë kishte protesta që eskaluan me incidentet dhe konfrontime mes protestuesve dhe policisë.
Policia ka përdorur gaz lojtsjellës dhe “topa të ujit” për të parandaluar protestuesit të cilët filluan të shkaktojnë çrregullime në qytet.
Nisma e protestës fillimisht ishte për ruajtjen e një pjese të parkut në lagjen elite të Stambollit Taksim, ku qytetarët për disa ditë po kamponin në park për të mbrojtur parkun nga planet e qytetit për ndërtimin e një qendre tregtare.
Një prej protestuesve për Euronews thotë se kjo është një pjesë tepër e vogël e gjelbërt në këtë lagje dhe qeveria po dëshiron edhe këtë ta shkatërrojë. “Sikur pak qendra tregtare ka në Stamboll, që edhe këtu të ndërtohet me qëllim të shkatërrimit të këtij parku të vogël”, thotë njëri nga protestuesit,përcjell albtime.
Në lidhje me këtë u prononcua edhe kryetari i Stambollit i cili tha se protestuesit janë të manipuluar. Sipas tij nuk planifikohet të ndërtohet asgjë në atë pjesë, vetëm se po tentohet që të zëvendësohet bari me pjesë të reja.
Ai në konferencën e djeshme mohoi zërat se qyteti planifikon të ndërtojë qendër në atë vend.
“Është thjeshtë ndërrim i zakonshëm dhe transfer i barit për të zgjëruar hapësirën e kalimtarëve në park”, deklaroi Kadir Topbash, kurse ajo që po shohim ne është shpërthim i qytetarëve tanë ambientalistë me keqinformim, vazhdoi ai.
“Fatkeqësisht, ekzistojnë të tillë që dëshirojnë të ketën përfitime politike nga e gjithë kjo”, mbaroi Topbash.
Policia filloi të reagojë ndaj protestuesve kur ata iu afruan selisë së partisë më të madhe turke AKP dhe filluan të hedhin mjete të fuqishme dhe ndezëse.
Veç kësaj, në solidarizim me protestuesit në lagjen Taksim dolën edhe qytetarët në kryeqytetin Ankara, ku gjithashtu kishte ndeshje me policinë.
Veç kësaj, mediat e shumta botërore, po akuzojnë qeverinë Erdogan për terr informativ, pasi se mediat kreysore turke nuk raportojnë fare për këtë rast. Po ashtu reagoi edhe Departamenti i shtetit amerikan nëpërmjet zëdhënsëit Jen Psaki që shpreh shqetësimin për dhunën e treguar të policisë gjatë tentimit për shuarjen e protestave.
“Ne besojmë se stabiliteti afatgjtë i Turiqës, sigurua dhe prosperiteti janë garanca më e mirë për lirinë dhe të drejtat fundamentale” u shpreh Psaki.
Në lidhje me këtë është shprehur edhe presidenti i vendit Abdulla Gul që sot kërkoi për pjekuri nga secila palë. Në prononcimin e tij presidenti Gul tha se “çdo zyrtar duhet të bëj tentime për të dëgjaur edhe mendimin e palës tjetër”. /albtime
EDITOR
11 years ago
previous article
Diskutimet e prindërve ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijës
next article
Ëmbëlsia e magjishme e tre muajve të mirë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago