Distanca ishte gati 50 metra, të gjithë prisnin një harkim, por Pedro Leon kishte në mendje diçka tjetër. Mesfushori i Getafes ia mësyu golit dhe e realizoi në duelin kundër Real Betisit.
Getafe vazhdoi me lojëra pozitive në La Ligë dhe në kuadër të xhiros së tetë fitoi ndaj Real Betisit me rezultat 3-1. Ngjarja më atraktive e ballafaqimit ishte goli fantastik nga Pedro Leon i cili realizoi nga gati gjysma e fushës.
Po luhej minuta e 15-të e ndeshjes në stadiumin Alfonso Perez në Madrid, kur Leon nga krahu i djathtë prej një distance të largët e befasoi portierin kundërshtar i cili qëndronte pak larg portës së tij.
Vendosi të tentoj të shënojë dhe ia doli. I njëjti futbollist shtatë minuta më vonë e dyfishoi avantazhin e vendasve kurse mysafirët u kundërpërgjigjën në minutën e 51-të pas autogolit nga Rafa.
Getafe me këtë fitore u ngjit në pozitën e pestë, por ka 11 pikë më pak se Barcelona dhe Atletico Madrid.
EDITOR
11 years ago
previous article
KK Shkumbini kthehet me tituj evropian e botëror
next article