Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) realizoi ligjeratë në Qendrën aftësuese të grave në fshatin Haraçinë. Kjo ligjeratë është aktiviteti i parë në zingjirin e aktiviteteve që do të realizojë AAG-ja ne kuadër të fushatës “Preventiva, më e mirë se shërimi”, e cila organizohet me rastin e 7 prillit, ditës ndërkombëtare të shëndetësisë.
Në fillim te ligjeratës, fjalë përshëndetëse mbajti kryetarja e AAG-së, znj.Ajgyl Sulejman, e cila para të pranishmeve foli rreth qëllimit të këtij aktiviteti tradicional të AAG-së.
Tema ej ligjëratës ishte ‘’Obeziteti; pasojat dhe parandalimi i saj’’, dhe u elaborua nga Dr.Rabije Mustafa. Dr. Mustafa theksoi se sëmundja e obezitetit, është epidemia e shekullit të 2. Më tej ajo foli për shkaqet dhe pasojat e obezitetit, duke theksuar se i njejti është shkaku që në botë ka 700 milion njerëz me sëmundjen HTA, 177 milion njerëz me diabet, 20 milion njerëz me kancer dhe 20 milion njerëz me sëmundje të zemrës. Më pastaj ligjeruesja u përqëndrua edhe në masat preventive që duhen të meren me qëllim të parandalimit të obezitetit. Pas ligjëratës, pjesëmarrëseve iu ofrua matja e BMI-së si dhe mundësia për t’i parashtruar pytetje ligjërueses.
Fushata e “Preventiva më e mire se shërimi” do të shtrihet në qytete të ndryshme si Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Kërçova dhe atë me tribuna, ligjërata dhe një sërë aktivitetesh të tjera që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me shëndetin në përgjithësi dhe preventivën në veçanti, si dhe sensibilizimi i opinionit të gjerë rreth problemeve shëndetësore që ekzistojnë në vendin tonë.
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas
EDITOR
11 years ago
previous article
Xhamia e Notingamit bëhet me minare
next article
Rreth poliandrisë – përgjigjet Zakir Naiku
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago