Më datë 07.09.2013 (e shtunë), në Cafe Club FRI u mbajt kuvendi vjetor i Asociacionit për Afirmimin e Gruas (AAG).
Ndër pikat më kryesore të këtij kuvendi ishte zgjedhja e nënkryetares së dytë të kuvendit të AAG-së, znj. Nermin Idrizi, krahas kryetares dhe nënkryetares së zgjedhur në kuvendin themelues të AAG-së, znj. Pashije Kurtishi, dhe znj. Hane Osmani, përkatësisht.
Kuvendi diskutoi mbi aktivitetet e realizuara nga AAG-ja përgjatë periudhës 2012-2013, raportin e të cilave e prezantoi kryetarja e AAG-së, znj. Ajgyl Sulejman, e cila më pas prezantoi edhe raportin finansiar të AAG-së për periudhën Dhjetor 2011 – Gusht 2013.
Përveç kësaj, u diskutua edhe për planin strategjik dhe aksional të AAG-së për katër vitet e ardhëshme, ndër të cilat u theksuan objektivat e AAG-së për periudhën në vijim, ndër të cilat janë: zhvillimi dhe mbështetja e grave drejt rolit me aktiv në jetën publike, zhvillimi dhe avansimi i punës edukative, zhvillimi profesional i kuadrit dhe administratës së AAG-së, bashkëpunimi me institucione shtetërore, OJQ dhe shtrirja e AAG-së.
Në kuvend ishin të pranishëm mysafirë nga disa OJQ të vendit, si z. Muhammed Murtezi, kryetar i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, z. Rufat Sherifi, kryetar i O.H. “Kalliri i Mirësisë”, dhe z. Fevzi Musliu, kryetar i Forumit Rinor Islam.
Kuvendi i sotëm ishte kuvendi i parë vjetor i Asociacionit për Afirmimin e Gruas.
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas
EDITOR
11 years ago
previous article
Gjermani: Një myslimane, kandidate e kristiandemokratëve CDU
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago