Më 2 dhe 3 nëntor 2013 u zhvilluan punimet e seminarit specializues me temë “Roli dhe rëndesia e kordinimit dhe rrjetëzimit mes institucioneve në ruajtjen e vlerave të familjes”. Seminari në fjalë u mbajt në qytetin e Stambollit, nën organizimin e Forumit Botëror Islam për Gruan dhe Familjen në bashkëpunim me Qendrën për Marrëdhënie Arabo-Turke (TAIM).
Në seminar morën pjesë mysafire të shquara nga institucione të shoqërisë civile turke që punojnë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave dhe mbështetjes së familjes dhe fëmijëve, përfaqësuese të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, partisë SAADET dhe perfaqësuese të tjera nga bota islame.
Gjatë punimeve të seminarit rëndësi e veçantë iu kushtua bashkëpunimit dhe kordinimit mes institucioneve të cilat punojnë në mbrojtjen e vlerave të familjes , mbrojtes dhe zhvillimit e këtyre vlerave si dhe ndërtimit të një shoqërie me qytetërim të shëndoshë.
Punimet e këtilla pikenisjen e kishin ne Republikën e Turqisë, me idenë për të vazhduar edhe ne vendet tjera si Algjeri, Marok, Tunis, në Azinë Qendrore, Afrikën Lindore dhe Perendimore, Evropë dhe vendet e Ballkanit.
Në këtë seminar, Asociacioni për Afirmimin e Gruas u përfaqësua nga znj. Sabile Sherifi e cila njëkohësisht prezantoi edhe si përfaqësuese e vendeve Ballkanike dhe znj. Esma Sherifi, anëtare të kryesisë qëndrore të AAG-së.
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas
Categories