Aktiviteti i radhës i organizuar nga Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) në kuadër të fushatës “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri” u mbajt të fshatin Sllatinë të Komunës së Tetovës. 

Në xhaminë qendrore të fshatit u mbajt ligjëratë me temën “Harmonia familjare – fryt i mundeve të përbashkëta“, e ligjëruar nga Esma Sherifi (teologe).
Ligjëruesja theksoi se qëllimi i krijimit të një familjeje të qetë dhe të lumtur arrihet vetëm kur bashkohen përpjekjet e çdonjërit anëtar të familjes, në të qenit të kuptueshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit. Ajo gjithashtu shtoi se mirësjellja në familje është një nga parimet kryesore që proklamon Islami, e për rrjedhojë, një nga elementet kyçe në jetën e çdo besimtari.
Në ligjëratë ishin të pranishme një numër i madh i grave dhe vajzave.
Përveç ligjëratës, Asociacioni për Afirmimin e Gruas shpërndau edhe fletushkat e botuara në kuadër të fushatës “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqër”.
Në linkun e mëposhtëm mund t’i ndiqni aktivitetet e radhës në kuadër të kësaj fushate.
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas