Me rastin e 7 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, Asociacioni për Afirmimin e Gruas organizoi një sërë aktivitetesh shëndetësore në kuadër të fushatës me moton ’’Preventiva më e mirë se shërimi’’ e cila fushatë për synim kishte ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me shëndetin në përgjithësi dhe preventivën në veçanti, si dhe senzibilizimin e opinionit të gjërë rreth problemeve shëndetësore që ekzistojnë në vendin tonë.
Aktivitetet filluan me vizitën në klinikën e fëmijëve në Shkup, klinikës në fjalë iu dhurua një aparat inhalimi.
Pjesmarja në emisionin e mëngjesit Zgjohu me ne pranë RTVM servisi I dytë në gjuhën shqipe.
U botuan fletushka informuese për sëmundjet e diabetit dhe të zemres të cilat u shpërndanë pas realizimit të cdo aktiviteti.
Bashkpunimi me ordinancat private të cilat ofruan kontrolle mjeksore dhe labaratorike falas për raste të rënda sociale dhe personat pa sigurim shëndetësor.
Vendosja e shtandit ne sheshin Skenderbeu- në Shkup ku është bërë matja e shtypjes së gjakut dhe nivelit të sheqerit si dhe janë dhënë këshilla mjeksore kalimatrëve të rastit.
Kjo fushate përfundoi me 27 prill 2013, kur u mbajt dhe tribuna qëndrore njëherazi edhe tribuna përmbyllëse në kuader të kësaj fushate me temë ‘’Sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalimi I tyre’’. Kjo tribunë u hap me fjalën përshëndetëse të kryetares së AAG-së znj. Ajgyl Sulejman e cila foli mbi rëdësinë,qëllimet dhe ecurinë e fushatës, me pas tema në fjalë u elaborua nga Prim.dr.Ali Iljazi. Mjeku theksoi shkaqet më të shpeshta për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës si:stilin dinamik të jetesës, stresin, nivelin e lartë të kolesterolit në gjak,diabetin,shtypjen e lartë të gjakut,obezitetin,pirja e duhanit etj
Ndërsa si masa preventive për të zvogëluar rrezikun e këtyre sëmundjeve duhen aktivitetet sportive,dieta të preferuara nga mjeku,zvogëlimi i konsumimit të kripës dhe sheqerit,perdorimi i mjaltes,etj.
Departamenti pë informim dhe mardhënie me publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas