Categories
Lajme FRI

AAG përmbyll me sukses fushatën ‘’Preventiva më e mirë se shërimi’’

Me rastin e 7 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, Asociacioni për Afirmimin e Gruas organizoi një sërë aktivitetesh shëndetësore në kuadër të fushatës me moton ’’Preventiva më e mirë se shërimi’’ e cila fushatë për synim kishte ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me shëndetin në përgjithësi dhe preventivën në veçanti, si dhe senzibilizimin e opinionit të gjërë rreth problemeve shëndetësore që ekzistojnë në vendin tonë.
Aktivitetet filluan me vizitën në klinikën e fëmijëve në Shkup, klinikës në fjalë iu dhurua një aparat inhalimi.

Më pastaj kjo fushate vazhdoi me ligjerata vetëdijësimi mbi edukatën  shëndetësore në 10 fshatra të rrethit të Shkupit, Tetovës, Kërçovës dhe të Kumanovës.

Pjesmarja në emisionin e mëngjesit Zgjohu me ne pranë RTVM servisi I dytë në gjuhën shqipe.
U botuan fletushka informuese për sëmundjet e diabetit dhe të zemres të cilat u shpërndanë pas realizimit të cdo aktiviteti.
Bashkpunimi me ordinancat private të cilat ofruan kontrolle mjeksore dhe labaratorike falas për raste të rënda sociale dhe personat pa sigurim shëndetësor.
Vendosja e shtandit ne sheshin Skenderbeu- në Shkup ku është bërë matja e shtypjes së gjakut dhe nivelit të sheqerit si dhe janë dhënë këshilla mjeksore kalimatrëve të rastit.
Kjo fushate përfundoi me 27 prill 2013, kur u mbajt dhe tribuna qëndrore njëherazi edhe tribuna përmbyllëse në kuader  të kësaj fushate me temë ‘’Sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalimi I tyre’’. Kjo tribunë u hap me fjalën përshëndetëse të kryetares së AAG-së znj. Ajgyl Sulejman e cila foli mbi rëdësinë,qëllimet dhe ecurinë e fushatës,  me pas tema në fjalë u elaborua nga Prim.dr.Ali Iljazi. Mjeku theksoi shkaqet më të shpeshta për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës si:stilin dinamik të jetesës, stresin, nivelin e lartë të kolesterolit në gjak,diabetin,shtypjen  e lartë të gjakut,obezitetin,pirja e duhanit etj
Ndërsa si masa preventive  për të zvogëluar rrezikun e këtyre sëmundjeve duhen  aktivitetet sportive,dieta të preferuara nga mjeku,zvogëlimi i konsumimit të kripës dhe sheqerit,perdorimi i mjaltes,etj.

Departamenti pë informim dhe mardhënie me publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version