Asociacioni për Afirmimin e Gruas jua uron festën e Kurban Bajramit me lutje për qetësi dhe dashuri në zemrat tuaja, mirësi dhe begati në familjet tuaja dhe bekime hyjnore në çdo hap tuajin!

Urojmë që kjo ditë – simbol i mëshirës dhe  sakrificës së sinqertë të zgjojë në zemrat tona ndjenjat e solidaritetit dhe mirëkuptimit, të na shërbejë për fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në vlerat sublime, si dhe në kulivimin e humanizmit dhe tolerancës, si vlera universale të qytetërimit.

Urojmë të jetë  pranuar çdo sakrificë e juaja dhe të jenë shumëfishuar punët tuaja të mira!

Me fat Kurban Bajrami!

Departamenti për Informim dhe Marrëdhiënie me Publikun

Asociacioni për Afirmimin e Gruas