Categories
Lajme FRI

Abdesti nga pikëpamja shkencore: larja e duarve

Mënyra se si merret abdesti i plotë në formën adekuate [1]

– Bëhet nijeti (qëllimi), vendi i nijetit është zemra.
– Thuhet Bismilah.
– Lahen duart rreth shuplakës dhe mes gishtave tri herë duke i fërkuar deri në kyç. [2]
– Shpërlahet goja tri herë.
– Shpërlahet hunda tri herë.
– Lahet fytyra nga vendi ku fillojnë flokët deri nën mjekër dhe prej veshit në vesh.
– Lahet dora e djathtë e pas saj e majta deri në pjesën e sipërme të bërrylit tri herë.
– Me dorë të lagur fërkohet (jepet mest) koka.
– Me duar te lagura pastrohen veshët. Pastrimi i veshëve bëhet duke prekur me gishtin tregues brendinë e veshit, e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.
– Lahen dy këmbët deri mbi kyçe, duke pasur kujdes që të mos lihet asnjë pjese pa e lagur, duke filluar me të djathtën e më pas me të majtën.
– Është sunet që gjatë larjes së këmbëve të kihet kujdes për larjen mes gishtave.
– Pas përfundimit të abdesit duhet të thuhet: Eshedu en la ilahe il lallahu vahdehu la sherike leh ve eshedu enne muhammeden ‘abduhu ve resuluhu, allahumme-xhalni miner- tevvabine ve- xhalni minel-mutetahhirin. (“Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, i vetmi që nuk ka shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. O Allah, më bëj prej atyre që pendohen, dhe që shpesh është i pastër. ”
– Të përdoret misvaku.
– Të kihet kujdes, për respektimin e rendit dhe kohës.

Për rezultatet e abdestit të rregullt nga pikëpamja shkencore
Larja e duarve
Larjen dhe fërkimin mes gishtave gjatë abdesit e krahasojmë me shkencën kineze të akupresurës. Akupresura do të thotë: masazh i pjesëve të veçanta apo pikave të trupit të cilat quhen pikat e kurimit.
Kjo është një formë që rikthen ekuilibrin dhe lejon rrjedhjen normale të energjisë vitale (Woodham and Peter, D. (1997, Encyclopedia of Complementary Medicine, Dorling Kindersk) dhe eliminohet çdo problem dhe bllokim që lidhet me energjinë chi. Një nga arsyet që me aplikimin e trajtimit të sipërpërmendur largohen dhimbjet është se gjatë aplikimit rritet sekretimi i endorphinit apo morfinës natyrore përmes qelizave nervore. [3]
Kinezët kanë zbuluar se në mes të gishtave të dorës gjenden pikat të cilat sot quhen extra points 28, ndërsa masazhi apo fërkimi mbi këto pika shëron dhimbjet e kokës dhe konsiderohet të jetë një qetësues natyral për inflamacion nervorë.

pikat e akupresurës kineze extra 28 që gjenden mes gishtave të dorës, vendi ku duhet fërkuar gjatë marrjes së abdestit
Tani e kemi të qartë se fërkim mes gishtave, i cili na është rekomanduar nga Pejgamberi a.s., kur i tha një sahabiu: “Merr abdes në formën më të mirë dhe gjatë larjes fërko duart mes gishtave” – d.m.th. ky fërkim paraqet një nga mënyrat që parandalon dhimbjen e kokës dhe qetëson dhimbjet e gishtave. Fërkimi i duarve gjatë marrjes së abdestit i ngjanë masazhës kineze të pikave të caktuara, çfarë janë pikat që luajnë rolin e burimit të qetësimit (p.sh. Si3 dhe Si4), ose pikat që veprojnë si burim për mbështetje dhe forcim (p.sh., H 7)


pikat e akupresurës kineze në dorë që ndikojnë në qetësinë apo nxitjen e forcës
Është sunet të bëhet tesbih me gishta pas mbarimit të namazit. Është mirë që tesbihu të bëhet me dorën e djathtë, ashtu siç bëri edhe Pejgamberi a.s. Transmetohet se në lidhje me këtë, ai ka thënë: “Ata (gishtat) do të pyeten, nga ata do të kërkohet të flasin”. [4]
Medicina Indiane (yoga) mëson se çdo gisht simbolizon diçka të veçantë. Për shembull, gishti i madh është simbol për energjinë e shpirtit, gishti tregues është simbol i intelektit dhe psikikës së njeriut, gishti i mesëm i fuqisë dhe stabilitetit, gishti i unazës i veprimtarisë intelektuale dhe fizike, ndërsa gishti i vogël është simbol për chakrën e tretë dhe energjinë personale. Sipas kësaj doktrine, kur t’i bashkojmë majat e gishtit të madh dhe gisht tregues, fitojmë ndjenjën e lidhjes së shpirtit me Krijuesin e tij, kur t’i bashkojmë majat e gishtit të madh dhe gishtit të mesëm, fitojmë ndjenjën e durimit dhe qetësisë, kur t’i bashkojmë majat e gishtit të madh dhe gishtit të unazës, zhvillojmë aftësinë e shkathtësisë dhe kur bashkojmë majat e gishtit të madh dhe gishtit të vogël, fitojmë ndjenjën e shëndetit, forcës dhe inteligjencës. [5]
[1] Me abdesin e plotë dhe të rregullt (isbdg el-vuduj nënkuptohet marrja e tërësishme e abdesit, me çka pjesët e trupit lahen dhe në të njëjtën kohë fërkohen dhe bëhen masazh (delk), e cila sipas mendimit të Imam Malikut është farz, ndërsa imamët tjerë e konsiderojnë si sunet.
[2] Larja mes gishtave (gishtat e njërës dorë vendosen mes gishtave të dorës tjetër dhe lahen me anë të fërkimit (shih Vehbe ez-zuhejli,t. l.).
[3] Li Ding (1991) . Acupuncture Meridians Theory and Acupuncture Points, Foreing Laguage.
[4] Shënon Ebu Davudi.
[5] Singh Khalsa and Statuth, C. (2001), Mediation as Medicine, Joan Borysenko.
Fragment i përkthyer nga libri:
“Mrekullitë e krijimit të njeriut – mjekësi alternative dhe abdesti” – Dr.Maxhid Amir

Exit mobile version