Myftiu i shquar egjiptian, Sheikh Muhamed Abdul Maksud tha në një intervistë për Al-Jazeera se rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale janë të paracaktuara, dhe se pjesëmarrja në to do të ishte mbështetje e krimeve të kryera nga udhëheqësit e grusht shtetit.
“Al-Sisi nuk qëndroi në anën e popullit, por përkundrazi, ai kurdisi një komplot për të rrëzuar liderin e zgjedhur të popullit, Muhamed Mursin,” tha Abdul Maksud.
Ai gjithashtu shtoi se Sisi duhet të ndiqet penalisht për masakrat të cilat i ka udhëhequr.
Abdul Maksud u bëri thirrje të rinjve që të përmbahen nga dhuna në protesta, dhe i porositi ata për protesta paqësore, pavarësisht provokimeve që u bëhen nga autoritetet puçiste.
Ai pohoi se bombat e vëna që shpesh u etiketohen protestuesve, janë të komplotuara nga vetë agjencitë e sigurisë. /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Thaçi: Serbia shkatërroi trashëgiminë islame në Kosovë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago