Categories
Lajme

Abdulla Gjyl paralajmëroi rrezik nga një "Holokaust të ri"

Presidenti turk Abdulla Gjyl paralajmëroi rrezik nga një “Holokaust të ri”, nëse vazhdon racizmi dhe mungesa e tolerancës ndaj kulturave dhe religjioneve të ndryshme në Evropë, kumtoi gazeta turke në gjuhën angleze “Huriet dejli njuz”.
-Islami dhe imigrantët në Evropë janë me shekuj. Derisa njerëzit në Evropë përfaqësuesve të kulturave dhe religjioneve të ndryshme nuk u qasen me tolerancë, është e mundur të ndodhin vrasje të reja, madje edhe si ato krime në Srebrenicë, tha mbrëmë Gjyl në Ankara në hapjen e simpoziumit ndërkombëtar me temë “Migrimi, islami dhe multikulturalizmi në Evropë”.
Presidenti turk me këtë rast potencoi se racizmi dhe mungesa e tolerancës janë disa nga “sëmundjet” kryesore të shoqërive perëndimore.
Gjyl i përkushtoi kujdes edhe rritjes së përkrahjes për partitë politike në Evropë, të cilët pohojnë se imigrantët janë shkaku kryesor për problemet, të lidhura me sigurinë, papunësinë, krimin dhe varfërinë në vendet evropiane.
Gjyl e theksoi edhe rëndësinë e ligjit të ri për rregullimin e imigrimit dhe dhënien e strehimeve, i sjellur nga parlamenti më 4 prill. Presidenti turk e miratoi ligjin më 10 prill. BE-ja dhe shumë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e përshëndetën miratimin e ligjit të shumëpritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version