Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal është rrëfyer për një televizion francez për përjetimet e tij gjatë kohës së tij të shërimit. Abidal tha se gjatë kësaj kohe ai ka patur 5 operacione.
“Unë kam vuajtur shumë. E kam ditur se gjendja ime është të jesh apo mos të jesh. Dua të ju them të drejtën se kurrë nuk e kam menduar vdekjen sepse është Allahu i madhëruar është ai që vendos për mua. Unë i besoj shumë atij. Në këtë kohë unë kam patur 5 operacione. Mjekët më treguan se kisha humbur 19 kilogramë. Kam qenë edhe në gjendje kome” deklaroj Abidal për mediat franceze.
Mbrojtësi francez e kreu me sukses transplantimin e mëlçisë, pak muaj pasi e kishte mposhtur kancerin. Abidal tani i është rikthyer përsëri futbollit, gjë e cila dikur nuk mundë të paramendohej.