Rreth 150 besimtarë të fesë islame kanë kërkuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë që të ndërtohet xhami në Lisiçe të Epërme.
Ata kërkojnë që BFIM të ndihmojë që nga komuna e Aerodromit të fitojnë leje për ndërtimin e xhamisë në afërsi të shtëpive të tyre, ku çdo ditë do të mund t’i kryejnë lutjet e tyre fetare.
Për të falur namazin e xhumasë ata duhet të udhëtojnë në fshatin Batincë ose të shkojnë deri në Bit Pazar, në qendër të Shkupit që duhet të kalojnë rreth 20 kilometra rrugë në një drejtim.
Myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani ka thënë se Komuna ende nuka dhënë leje për ndërtimin e xhamisë.
“Pas kërkesës së banorëve, ne kemi reaguar deri të komuna Aerdorom dhe kemi kërkuar që të lejohet ndërtimi i xhamisë për besimtarët tanë. Kemi edhe tokën e cila është pronë e BFI-së, ku edhe do ta ndërtojmë, vetëm presim leje. Komuna na ka refuzuar me arsyetimin se duhet të krijohen kushte të veçanta për këtë dhe të ndryshohet plani detal urbanistik”, ka thënë myftiu Shabani, transmeton “Vest”.
Por, kryetari i komunës Aerdorom, Ivica Konevski ka thënë se shumica e qytetarëve të kësaj pjese janë ortodoks dhe duhet të pyeten ata nëse do të lejohet të ndërtohet xhami.
“Rreth 99 për qind e qytetarëve në Lisiçe të Epërme janë ortodoks dhe nuk ka shumicë për ndërtimin e xhamisë. Ka disa qindra qytetarë myslimanë, por ne punojnë në shërbim të qytetarëve, por atje shumica janë ortodoksë. Ata duhet të vendosin nëse duan objekt tjetër fetar. Ne do të verpojmë si do të vendosin qytetarët”, ka thënë Konevski.
Categories