Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ po i bën punët e fundit në një prej projekteve multi-milionësh për terminalin e ri. Ai do të hapet me 23 tetor.
Me një sipërfaqe prej 45 mijë metra katrore, terminali përfshin një infrastrukturë shumë të zgjeruar, mes tjerash edhe një parking për rreth 2000 vetura, një kullë kontrolli, etj.
Si e veçantë e aeroportit do të jetë salla e lutjeve për besimtarët e ndryshëm, sidomos ata mysliman, raporton Klankosova.
Projekti në total ka kushtuar rreth 130 milionë euro.
Ky aeroport është i treti më i madhi nga aeroportet në ish – Jugosllavi, pas Beogradit dhe Zagrebit. Zyrtarë e aviacionit në Kosovë thonë se më këtë terminal, ANP do të bëhet lider i aeroporteve në Ballkan.
Deri tash rekordi i udhëtarëve ka shkuar në rreth 1 milion. Ditë më parë Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka bërë me dije se në ceremoninë e lëshimit të terminalit të ri do të marrë pjesë edhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Aeroportet turke kujdesen dhe i respektojnë të drejtat fetare, mes tjerëve edhe aeroporti i Shkupit TAV ka dhomë të lutjeve.