Të shtunën Forumi Rinor Islam në kuadër të projektit “Talentium” në Kumanovë mirëpriti Mr.Admir Qosen, gazetarin e mirënjohur të trevave shqiptare.
Pjesëmarrësit e projektit “Talentium” patën nderin që nëpërmjet ligjeratës së gazetarit Admir Qose me temë “Konceptet themelore të gazetarisë, jeta e një gazetari” patën mundësi që në mënyrë të drejtëpërdrejt të njihen me konceptet mbi gazetarinë, nocionet që i kanë dhënë të tjerët mbi gazetarinë.
Gjithashtu Qose para nxënësve përshkroi përvojën e tij shumëvjecare në këtë lëmi si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sot një gazetar, në Maqedoni, Ballkan, por edhe më gjerë.
Ligjerimi interaktiv i ligjeruesit zgjoi interes të jashtëzakonshëm tek pjesëmarrësit. Pyetjet dhe komentet e ndryshme nga publiku ndihmuan edhe më tepër në zbërthimin e shumë të panjohurave mbi gazetarinë dhe sfidat e këtij profesioni.

Admir Qose ne Talentium - Kumanove (2)
Admir Qose me ligjëratë para grupit të “Talentiumit” në Kumanovë

Admir Qose ne Talentium - Kumanove (3)
Admir Qose me ligjëratë para grupit të “Talentiumit” në Kumanovë

Admir Qose ne Talentium - Kumanove (4)
Admir Qose me ligjëratë para grupit të “Talentiumit” në Kumanovë

Admir Qose ne Talentium - Kumanove (6)
Admir Qose me ligjëratë para grupit të “Talentiumit” në Kumanovë

Admir Qose ne Talentium - Kumanove (7)
Admir Qose me ligjëratë para grupit të “Talentiumit” në Kumanovë

Admir Qose ne Talentium - Kumanove (5)
Admir Qose me ligjëratë para grupit të “Talentiumit” në Kumanovë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam