Forca ajrore turke kanë vënë në aksion gjashtë aeroplanë, pasi një aeroplan zbulues rus fluturoi përgjatë bregut të Detit të Zi, raporton Ushtria e Turqisë.
Ky është incidenti i tillë i dytë gjatë kësaj jave. Në ueb-faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë turke thuhet se aeroplani rus në fund mbeti në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Gadishulli i Krimesë, i cili është aktualisht në qendër të tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit, gjendet në pjesën veriore të Detit të Zi, ndërsa Turqia në pjesën jugore.