Categories
Lajme FRI

AFAN NUHIJU, HAFIZI MË I RI NË SHKUP

 

Më 14 nëntor 2025, në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, u mbajt ceremonia e promovimit të hafizit të ri, Afan Nuhiju, i cili përfundoi memorimin e plotë të Kur’anit.

Hafiz Afan Nuhiju është një nga të rinjtë që ka përfunduar këtë proces me sukses, duke u udhëhequr nga muhafizi hfz. Xhemail ef. Nuhiju.

Përveç kësaj arritjeje, hafiz Afan Nuhiju është gjithashtu pjesë aktive e projekteve rinore të Forumit Rinor Islam. Angazhimi i tij në vlerat islame e bën një shembull për të rinjtë, duke dëshmuar për rolin e rëndësishëm të të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e traditës islame.

Forum Rinor Islam shpreh urimet më të përzemërta për hafizin Afan Nuhiju dhe familjen e tij, duke dëshiruar sukseset më të mëdha në të ardhmen. Allahu e bekoftë në çdo hap!

Shkup, 14 nëntor 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version