Categories
Lajme FRI

Afishe: Kush duhet të ishte Gjorgje Ivanov (Foto)

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë e sidomos shqiptarë shpesh parashtrojnë pyetjet se çfarë bëri presidenti për ata, apo më mirë të themi çfarë bëri ai për shqiptarët dhe se a e meriton edhe një herë të kandidohet dhe të shpresojë për një mandat të ri?
Ky dyshim është edhe në disa lokacione të qytetit të Shkupit, ku janë vërejtur disa afishe të ngjitura rrugëve, në të cilat qytetarët njoftohen për punën që duhet ta bënte presidenti i Maqedonisë, njofton Centarnews.
Në tekstin e afishes të cilën e kanë vendosur persona të panjohur shkruhet “Ndjejmë nevojën që të informojmë qytetarët e Maqedonisë, se zotëria në fotografi gjatë pesë viteve të fundit duhej të kryente funksionin e Presidentit të Maqedonisë”.

Analistët shqiptarë dhe ata maqedonas,  vlerësojnë se presidenti duhet t’i përfaqësojë të gjithë, dhe nuk ka rëndësi përzgjedhja e tij përderisa ai nuk shndërrohet në një servil politik si që është bërë presidenti aktual Gjorgji Ivanov i cili sërish kërkon votën e popullit.
Ata vlerësojnë se presidenti duhet të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët dhe të mbrojë të drejtat e njeriut, e jo të anojë për ndonjë parti politike e të bëhet thjesht një servil i tyre, dhe se Ivanov asnjëherë nuk është ndjerë si president i shqiptarëve.
Presidenti aktual nuk ka marrë mundimin as ueb faqen ta përkthejë në shqip! LEXO: Sa shqiptarë ka kabineti i Ivanovit?

Exit mobile version