Urrejtja e të krishterëve për muslimanët në Republikën e Afrikës Qendrore ka arritur në një nivel të tmerrshëm, sipas një zyrtari të lartë për të drejtat e njeriut i OKB-së, duke paralajmëruar se krimet e kryera nuk po ndëshkohen.
Navi Pillay, Komisioniere e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të sigurojë urgjentisht 12,000 trupa në një mision paqëruajtës të OKB-së për të ndalur krimet, duke përfshirë aktet e kanibalizmit dhe prerja e kokës së fëmijëve.
Mijëra janë vrarë që kur militantët e krishterë filluan të vrasin muslimanë vitin e kaluar, gjë që ka shtyrë mijëra muslimanë të largohen nga Bangui.
Rreth 15,000 muslimanë janë ende të bllokuar në Bangui dhe zona të tjera në veri, veri-perëndim dhe jug të vendit, ka thënë Pillay.
“ Edhe  sa fëmijë të tjerë duhet t’u pritet koka, edhe sa gra e vajza duhet lejuar të përdhunohen, edhe sa akte të kanibalizmit duhet të ketë, para se ne me të vërtetë  t’i kushtojmë vëmendje?” tha Pillay.
Franca ka vendosur 2,000 trupa në koloninë e saj të mëparshme për të mbështetur një mision prej 6,000 trupash paqeruajtës të Bashkimit Afrikan, por ata nuk kanë qenë në gjendje për të ndalur dhunën, shumë muslimanë janë vrarë në prani të tyre./mesazhi/