Myslimanët në Bangui, kryeqyteti i trazuar i Republikës së Afrikës Qendrore, duhet të evakuohen për arsye të dhunës së ushtruar nga terroristët e krishterë, tha një zëdhënës lokal i komunitetit mysliman.
“Myslimanët e zhvendosur brenda vendit janë vendosur në kampin e xhamisë në Banguin Qendror,” ka thënë Saoudi Abdurahmane Doudou për Agjencinë Anadolu.
“Ata që janë në rrethinat në veri të Banguit duhet të evakuohen për në Bambari ( në qendër të vendit), apo vende të tjera deri sa situata të kthehet në normale,” ka thënë ai.
Sipas Doudou, rreth 2.000 refugjatë myslimanë në oborrin e xhamisë Qendrore së bashku me 2500 të tjerë që jetojnë në mjedise të improvizuara në veri të Banguit, tani janë në pritje të evakuimit.
“Këta njerëz janë të kërcënuar çdo ditë.  Ata nuk kanë asgjë në shtëpitë e tyre apo diku tjetër,” tha ai.
Kërkesat për evakuim vijnë mes paralajmërimeve nga udhëheqësit e komuniteteve që perspektivat për bashkëjetesë të myslimanëve dhe të krishterëve duket të jetë pakësuar, mes rritjes së dhunës ndaj myslimanëve nga terroristët e krishterë. /mesazhi/