Zyrtari i lartë i OKB-së për refugjatët paralajmëroi se tërë popullata muslimane nga pjesët perëndimore të Republikës së Afrikës Qendrore janë spastruar nga militantët e krishterë, ndërkohë i bëri apel Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndalur konfliktin e përgjakshëm.
“Që në fillim të dhjetorit ne kemi qenë dëshmitarë të një spastrimi të popullsisë muslimane në Afrikën Qendrore,” ka thënë Antonio Guterres, Komisionieri i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) në një takim të Këshillit të Sigurimit të enjten.
“Unë jam tronditur thellë nga barbarizmi dhe brutaliteti që kanë karakterizuar dhunën në këtë vend,” shtoi ai.
Gjatë javëve të fundit, mijëra civilë muslimanë të tmerruar ikën për të shpëtuar jetën e tyre nga vrasjet, vjedhjet dhe ngacmimet që po u bëhen nga militantët e armatosur të krishterë.
Forcat ndërkombëtare janë të pranishme në vend, mirëpo shumë prej civilëve muslimanë janë vrarë para syve të tyre./mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Anel Rashkaj, ky Zidane i Kosovës (Video)
next article
10 futbollistët më të pasur për 2014-ën
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago