Categories
Lajme

Agani premton se deri në shtator do të lejohet shamia në shkolla

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, thotë se para shtatorit, kur edhe nis viti i ri shkollor, do të ketë një qëndrim institucional në lidhje me atë se mbulesa apo shamia, nuk paraqet unfiromë shkollore dhe ajo do të lejohet në shkolla.

 
Agani ka thënë mbrëmë në emisionin “Interaktiv” të KTV’së, se ky “qëndrim institucinal”, madje do të ndodhë para zgjedhjeve.
“I tërë problemi do të shihet në atë se mbulesa nuk paraqet unfiromë shkollore. Do të ketë sqarim institucional se shamia nuk paraqet unfiromë fetare dhe me këtë çfarëdo pengimi i shkuarjes në shkollë, është jo ligjor. Nuk jemi duke punuar për poena politik por ato vajza të pikëlluara që u pengohet shkollimi të mos jenë pjesë e skenave nëpër televizonet tona”, ka thënë Agani.

Exit mobile version