Categories
Lajme

Agimi i Artë, do të angazhojë 100000 vetë kundër ndërtimit të xhamisë në Athinë

Organizata ultranacionaliste “Agimi i Artë” u kërcënuar se do të angazhojë 100.000 persona që të kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë në Athinë.
“Nëse në Greqi do të ndëtohet xhamia për kriminelët islamistë do të organizojmë frontë prej 100.000 grekëve të udhëhequr nga Agimi i Artë, deklaroi zëdhënisë i organizatës Ilijas Kasidijaris në tubimin e sotëm në Athinë, njofton albtime.
Kërcënimi i kësaj organizata pasoi pasi që Organizata muslimane e Greqisë njoftoi se gjatë vikendit kanë marrë kërcënim të mbushur me shprehje vullgare ku ju kërkohet anëtarëve të saj që ta lëshojnë vendin në të kundërtën do t’ju “prihen kokat si zogjëve”.
Pocilia është në analizë të mesazhit që i përmban simbolet e Agimit të Artë, që i akuzon imigrantët për rënien e ekonomisë greke dhe planifikon që t’i përzë nga vendi.
Në Greqi sipas statistikave zyrtare jetojnë mbi 500.000 mijë muslimanë.
Ndërtimi i xhamisë është premtim i disa qeverive greke, por asnjëra deri më tani nuk ka realizuar një premtim të tillë.
Athina është i vetmi kryeqytet evropian ku nuk ka xhami për muslimanët./albtime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version