Categories
Fetva Ramazani

Agjërimi i personit që ka një veshkë?

PYETJA:Eselamu Alejkum. Burri i motres time  jeton me nje veshke, a mund ta kompenzoi ai agjerimin , apo si duhet te veproj ?
Allahu ju shperblefte.
Bashkim Aliu
PËRGJIGJA: Agjërimi është adhurim i cili kërkon edhe fuqi trupore si dhe mundësi për përballim të urisë dhe etjes. Kjo do të thotë se njeriu duhet të jetë i shëndoshë, apo mos të ketë ndonjë sëmundje e cila kërkon konsumim të madh të ujit, ushqimit dhe përdorim të medikamenteve më tepër herë gjatë ditës.
Së këtejmi, edhe nga aspekti i Sheriatit Islam, njerëzit e sëmurë të cilët nuk mund t’i përballojnë agjërimit, lirohen nha agjërimi në muajin e Ramazanit. Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë ka thënë:<< ). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni >>[El-Bekare: 185]. Ibn Kethiri përkitazi me këtë ajet ka thënë:” Kush është i sëmurë, ashtu që agjërimi e randon apo ia keqëson gjendjen, apo është udhëtar, mund të mos agjërojë.Mirëpo, nëse nuk agjëron, duhet të agjërojë aq ditë sa nuk i ka agjëruar, më vonë.Për këtë, Allahu i Madhërishëm thotë:<< >>( All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju…), d.m.th.ua lejoi juve mos agjëroni kur jeni të sëmurë dhe në udhëtim, krahas obligimit të domosdoshëm të agjërimit për jo udhëtarin e shëndoshë, si lehtësim dhe mëshirë ndaj jush. ”
Për këtë, ky person që është i sëmurë nga veshkët dhe duhet të konsumojë sasi të mëdha të ujit gjatë ditës, e ka të lejuar që mos agjërojë në Ramazan, ngase agjërimi do t’ia përkeqësojë shëndetin, sepse ai nuk mund të qëndroj pa ujë.
Nëse ka mundësi, agjërimin do ta kompenzojë pas Ramazanit, atëherë kur dita është e shkurtë. Por, nëse edhe atëherë nuk mund të qëndrojë pa ujë, gjegjësisht edhe atëherë i duhet të konsumojë shpesh sasi të ujit, ai nuk do të agjërojë por agjërimin do ta kompenzojë duke ushqyer një të varfur për çdo ditë të lëshuar të Ramazanit, apo siç  njihet edhe në mesin tonë, do të japë Fidje.
Allahu e di më së miri.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version