Categories
Fetva Ramazani

Agjërimi i personit të sëmurë nga guri në veshkë

Pyetja: jam e smur nga guri ne veshk dhe mjeki mekathan me pi uj  sa mashum  dhe ekam pyt amuj me agjeru mekathan se zban per buk rri pa hanger po pa uj dot bahesh ma keq  2 muj dit me pi shum edhe pse ekam hek gurin ju lutum ni pergjigjje s.a
BASHKIM ALIU
PËRGJIGJA: Nga pyetja e juaj shihet se ju jeni e sëmurë ende, dhe poashtu, ka rrezik që sëmundja t’ju shtohet apo të përkeqësohet shëndeti juaj nëse qëndroni gjatë pa ujë, e që në këtë rast, kjo do të vinte edhe si pasojë e agjërimit. Për atë, pasi mjeku ju ka konfirmuar se ju duhet të pini sa më tepër ujë, ngase në të kundërtën do të bëheni më keq, atëherë ju nuk do të agjëroni tash kur konsideroheni e sëmurë, por do të agjëroni më vonë, kur të shëroheni dhe kur do të mund të rrini pa ujë një kohë më të gjatë. Mos agjërimi për një person justifikohet edhe nëse agjërimi shkakton përkeqësimin e shëndetit të tij.
Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim, (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që ta falënderoni…>>[el-Bekare: 185].
 
Sa për zgjerim të njohurive, do të përmendim se për çështjen në fjalë, dijetari i njohur Ali Sabuni në tefsirin e tij shënon:” All-llahu i Madhërishëm i lejoi të sëmurit dhe udhëtarit të mos agjë­rojnë gjatë Ramazanit në shenjë mëshire dhe lehtësimi ndaj tyre, ndo­nëse juristët muslimanë prezantuan mendime divergjente lidhur me llojin e sëmundjes kur lejohet mosagjërimi.
Shumica e juristëve muslimanë mbajnë qëndrimin se sëmun­dja që justifikon mosagjërimin është sëmundja e rëndë që mund të dëmtojë shëndetin apo ndikon në rritjen e shkaqeve të sëmundjes nëse vonohet procesi i kurimit.
Është e ditur se i Plotëfuqishmi nuk na ka ngarkuar me diçka jashtë suazave, e cila zakonisht është e pranueshme. Mjafton që të shfaqen indikacionet se agjërimi është shkak i sëmundjes apo i rritjes së shkaqeve të sëmundjes, që lejimi për mosagjërim të aktivizohet,
Kurtubiu ka thënë: “I sëmuri mund të jetë në dy gjendje:
Së pari, të mos ketë fare mundësi të agjërojë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe detyrimisht ai nuk duhet të agjërojë.
Së dyti, të ketë mundësi agjërimi me vështirësi dhe telashe, e në këtë rast preferohet mosagjërimi, sepse në gjendje të tillë s’mund të agjë­rojë kush tjetër përpos injorantit. Ndërsa, shumica e dijetarëve thonë se, nëse ka sëmundje që i shkakton dhimbje dhe dëmtime, apo frikë­sohet se sëmundja do t’i shtohet edhe më tepër, në këtë rast lejohet të mos agjërojë.”
 
Allahu e di më së miri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version