Ditёt qё vijnё njёra pas tjetrёs janё shumё tё gjata
e me vete nuk sjellin gjё,plotёsisht janё tё zbrasta,
netёt janё pёrplot heshtje e pikёllim
pёrpos errёsirёs asgjё nuk i japin shpirtit tim.
Imani im ёshtё zbehur nga pёrditshmёria
fjalori im ёshtё tёrbuar nga padrejtёsia,
zemra ime nuk mёshiron nga padurimi
shpirti im nuk vlerson mirёsin nga keqkuptimi.
Qё kur kemi hyrё nё tre muajt e shejt
e lus Zotin qё ju tё vini sa mё shpejt,
nga ajo ditё me pregaditje kamё filluar
tё Hёnave dhe tё Ejteve jamё duke agjёruar.
Agjёroj dhe nga ky agjёrim kёnaqsi ndjej
por kёnaqёsin e tridhjet ditёve nuk mund ta gjej,
nga syfyri deri nё iftar i uritur mbetem
e tё tjetёr nё pranin time han pin derisa t’ngopen.
Ah sa m’ka marrё malli tё ulemi bashkё nё njё sofёr
tё hamё syfyr e iftar nё tё njejtёn kohё e nё tё njejtёn votёr,
tё bёjmё dua e lutje nё pritje tё iftarit
dhe bashkarisht e tёr familja ti falim pesё kohёt e namazit.
Nё kёtё muaj garrojmё nё kёndimin e Kur’anit
ftojmё farefisin dhe ju shtrojmё begati nё sofrat e iftarit,
nevojtarёve sadaka e zeqat ju dhurojmё
qё bashkarisht kёnqёsin e Krijuesit ta fitojmё.
Ah sa mallё ndjej pёr etjen e tridhjet ditёve!
Ah sa mallё ndjej pёr freskin e tridhjet netёve!
Ah sa mallё ndjej pёr pёrsosёshmёrin time shpirtёrore!
Ah sa mallё ndjej pёr çiltёrsin e kёsaj zemre hyjnore!
Ah sa mallё ndjej pёr pritjet e iftareve
Ah sa mallё ndjej pёr namazet e teravive
Ah sa mallё ndjej pёr aktivitet vullnetare
Gjithashtu edhe pёr ligjeratat e pёrzgjedhura fetare.
Ah sa mallё ndjej pёr ty pa dyshim
pёr mёkatet e mia je i vetmi shpёtim,
pёr zemrёn time je mё i miri ushqim
e pёr shpirtin tim,mё je i vetmi frymёzim.
Shkruar nga: Xhemshit Jusufi
Categories