jendja alarmante e ajrit të ndotur ka ndikuar shumë edhe tek pazarxhinjtë e Shkupit. Grimcat e dëmshme PM10 mbeten të pranishme në nivele të larta, dy tre herë mbi standardin e lejuar në ajrin që thithin ata. Të pakënaqur shprehen me masat që i ndërmerr qeveria në lidhje me ndotjen e ajrit, duke mos marrë parasysh ankesat e qytetarëve aspak. Megjithatë, ata thonë se janë të detyruar të dalin në kërkim të një fati, për sigurimin e kafshatës.
“Jemi në vetëdije për dëmet që mund t’i sjell ajri, madje edhe mund ta ndjesh në trup dëmin, mirëpo nuk kemi asgjë në dorë. Nga ana tjetër ne jemi të detyruar që të dalim, të shesim një artikull dhe të sigurojmë kafshatën, duke mos pasur një alternativë tjetër”. – thotë Orhan Limani, shitës në Bit Pazar.
“Sëmuremi jo nga ndonjë virus i zakonshëm, po nga ajri i ndotur, nuk e dimë se nga vjen ky ajër i papastër, megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm që shkakton dëme të mëdha në trup, siç e shihni kollitemi duke mos qenë të sëmurë, shkaku i shijes së keqe që e mban”. – Suat Ramadani, shitës në Bit Pazar.
“Nuk e di çka do të ndodhë më tutje, kjo me të vërtetë nuk është gjendje e mirë ne tërë ditën thithim po këtë ajër. Duhet të reagohet”. – shprehet Sevdil Ramadani., shitës në Bit Pazar.
Njëkohësisht edhe në Çarshinë e Vjetër, shitësit ankohen, duke fajësuar në një shkallë edhe qeverinë për papërgjegjësinë për ngritjen e masave preventive rreth një mjedisi më të pastër jetësor.
“Edhe pse gjendemi në shitore, e kemi të nevojshme ndonjëherë të dalim jashtë shitores të ajrosemi, jemi në vetëdije se të gjitha vijnë nga Zoti, po ne për detyrë e kemi të kujdesemi për atë që e posedojmë. Nuk e dimë se çka do të ndodhë më tutje por shpresojmë që ta kalojmë këtë gjendje në të cilën jemi”. – Cuka Ugljanin, – shitëse në Çarshinë e Vjetër.
“Definitivisht nuk është gjendje e mirë, por ne personalisht që gjendemi këtu nuk kemi asgjë në dorë, përveç se të ankohemi. Shpresojmë që të na i marrin fjalët parasysh.” – Sebahate Mustafa, shitëse në Çarshinë e Vjetër.
Për ajrin e ndotur ankohen edhe tetovarët, të cilët për Portalb shprehen se do të radikalizojnë protestat.
Portalb
Categories