Dje u shënua 3 vjetori i vrasjes famëkeqe të katër dëshmorëve të kombin Harun Aliu- Komandant Kushtrimi, Shaban Zenuni – Hoxha i Merovës, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahut.  Aktivitete të shumta u realizun në vende të ndryshme duke filluar nga vendlindjet e dëshmorëve, e më pas edhe aktiviteti qëndror që u realizua në Shkup në sallën e Teatrit Shqiptarë.
 
 
Dita filloi me homazhe në varrezat e dëshmorëve, edhe atë fillimisht në ora 12 u organizuan homazhe në varrin e dëshmorit Xhafer Shala në fsh. Rogovë të Hasit, më pas në fshatin Merovë në varrin e dëshmorit Shaban Zenuni dhe më pas me fillim prej ora 14 në varrin e Qemal Fejzullahut në fshatin Gërçeç.
Në fshatin Hasanbeg, ku edhe gjendet varri i dëshmorit Harun Aliu ishin të mbledhur një numër i madh i të pranishmëve të cilët në shenjë përkujtimi lexuan lutje për shpirtin e dëshmorit Harun Aliu, që më pas fjalën e mori shoku i idealit dhe dëshmorit Harun Aliu, Granit Osmani i cili përshëndeti të pranishmit.
Salla e teatrit shqiptar në Shkup ishte e vogël për t’i pranuar të gjithë të pranishmit të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë. Ishin mbledhur dashamirë të dëshmorëve prej të gjitha trojeve shqiptare.
Akademia filloi me një minutë heshtje që më pas moderatori të marrë fjalën dhe të lexojë një historik të shkurtër fillimisht për dëshmorin Harun Aliu e më pas edhe për tre dëshmorët tjerë.
Më pas fjala iu dha historianit prof.Minir Ademit që prezantoi edhe ai një biografi të Komandant Kushtrimit, me të cilin kishte pasur rastin që të njihet dhe të bashkëpunojë me të.
Pas prof. Minir Ademit, fjala iu dha kryetarit të Shoqatës së të burgosurve politik të Maqedonisë, z. Shpëtim Pollozhanit që bëri një ekspoze të shkurt për konceptin e vlerave dhe rëndësinë e tyre për një komb dhe komunitet.
Në ndërkohë, arritën edhe disa telegrame urimi ku disa miq dhe bashkëlutëtar të Harun Aliu, Shaban Zenuni, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahut nuk kishin mundësi që fizikisht të ishin prezent, dërguan telegrame urimi duke përjcell përshëndetjet e tyre. Në mesin e tyre ishte edhe komandant Ibrahim Shaqiri, bashkëluftëtar i Harun Aliut dhe njëherit komandant në Brigadën 113 Ismet Jashari të UÇK-së, Nebi Murseli nga Kandaja, gazetar dhe publicist e të tjerë.
Fjalë rasti morën edhe ish komandati i Zonës Operative të Llapit z.Rrustem Mustafa i njohur si “Komandant Remi”, Hazbi Lika ish Komandant i Brigadës 112 “Mujdin Aliu” nga Tetova si dhe në fund fjala përshëndetëse iu dha edhe vëllait të dëshmorit Harun Aliu, Mevlud Aliu që përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi në emër të gjithë familjarëve të dëshmorëve për respektin dhe nderin e treguar për dëshmorët në fjalë.
Në fund u prezantua edhe recitali i shkëlqyeshëm i përgatitur nga autori Fatmir Muja dhe recituar nga aktori i madh shqiptar Mirush Kabashi me titull “Buzëqeshja e Përgjakur” që fascinoi dhe përloti shumicën e të pranishmëve në sallë. /almakos/