Akademia rinore që po realizohet në kuadër të Forumit Rinor Islam, fillon me nivelin e parë, projekti “Gjurmët”, edhe në qytetin e Tetovës.
Ligjërata e parë, “Sjellja me të tjerët”, temë që u trajtua nga Mevlan Abazi, ishte pjesë e takimit të parë, ku nxënësit bashkë me ligjëruesin diskutuan rreth vlerës, rëndësisë dhe ndikimit që ka sjellja e njeriut ne raport me të tjerët. Gjithashtu, pjesë e takimit ishin edhe lojrat atraktive dhe garuese mes nxënësve.
Këto takime do të zhvillohen gjatë ditëve të fundjavës, në hapësirat e degës së FRI-së në Tetovë, me ligjërues dhe tema të ndryshme.