Në kuadër të trajnimit për Lidership, u mbajt moduli i dhjetë dhe i fundit me temë “Lidershipi dhe vendimbërja në kushte të sfidave ekonomike”, ligjërues të së cilit trajnim patëm nderin të kemi Akademik Abdylmenaf Bexheti, me ç’rast edhe përfundoi trajnimi në fjalë.
Pas ligjëratës dhe debatit, u realizua një program i shkurtër ku edhe u ndanë mirënjohje për profesorët dhe protagonistët tjerë që ishin pjesë e mbarvajtjes së projektit, ndërkaq u çertifikuan të gjthë kandidatët të cilët ndoqën trajnimin në fjalë.
“FLUENT” përpara masës së gjerë u prezentua me një projekt më të madh nga ata që i kishte paraprakisht, sot ne përfundojmë këtë projekt të filluar më datë 12 Prill me shumë sukses, duke e llogaritur trajnimin më sfidues e reprezentativ që kemi realizuar deri më tani. Sfida nuk ka qenë e lehtë, mirëpo ne ia dolëm. Kjo nuk mund të bëhej vetë mirëpo me miq e bashkëpunëtorë, e në këtë rast s’ka bashkëpunëtorë më të fuqishëm sesa vetë profesorët e trajnuesit të cilët kanë qenë pjesë e Lidership, të cilët i falenderoj për kontibutin maksimal të dhënë që ky trajnim të e merr këtë formë. Kemi pasur ligjeruesit më të spikatur të këtij nenqielli, emra të dëshmuar të sferën akdaemike e të lidershipit, të cilët si ekip tok së bashkë mund të themi që nuk i ka asnjë katedër universitare. Nuk mund të lë në këtë rast pa uruar e falenderuar edhe vetë ata të cilët tashmë u çertifikuan në Lidership, duke shprehur dëshirat më të sinqerta që të gjitha njohuritë e shkathtësitë e marra nga ky trajnim të jenë udhërrëfyes për udheheqje dhe menaxhim sa më të suksesshëm në mundësitë që ofron jeta”, u shpreh drejtori i FLUENT, Muhamed Jonuzi.
Nga ana tjetër fjalë rasti para ndarjes së çertifikatave kishin edhe: Akademik Abdylmenaf Bexheti, Dr. Musa Musai, Dr. Vesel Memedi, Porf. Dr. Bejtullah Demiri, Mr. Agron Kurtishi, të cilët ndanë përshtypje tejet pozitive për mbarëvajtjen e këtë trajnimi, njëherit edhe për risitë që ofron FLUENT për t’i trajnuar të rinjtë në sfera të ndryshme, duke inkurajuar që me aktivitetet e këtilla të jenë pjesë e pandashme e programit të FLUENT. Ata shprehën kënaqësinë që kanë qenë pjesë e këtij organizimi kaq dinjitoz, duke shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë në suaza të trajnimeve të cilat FLUENT do t’i vazhdojë në perspektivë.
Fjalë rasti e miradije për këtë trajnim kishte edhe nga vetë kandidatët që u trajnuan në Lidership, duke kërkuar që trajnime të kësaj natyre dhe të këtij niveli të ketë edhe në të ardhmen. Njëra nga nga kandidatet që ka ndjekur disa trajnime në FLUENT, Xhumadije Ibrahimi, mes tjerash edhe atë për Gazetari dhe marrëdhënie me publikun, u shpresh: “Ka qenë kënsaqësi e imja e kahmotshme të marr pjesë në trajnime të ndryshme jashtaprofesionale. Mundësitë që na jep Qendra Fluent janë për t’u admiruar. Unë personalisht kam ndjekur disa kurse e trajnime ne FLUENT, mirëpo nga gjithë ky impakt pozitiv që shkaktojnë trajnimet e këtilla, unë nuk ndaloj së ndjekuri edhe trajnimet e rradhës të cilat do t’i realizojë qendra. Them që ky grup ka qenë shumë i veçantë, ndërkohë përfitimet e marrura, kanë kaluar edhe pritjet tona me të cilat kemi ardhur”. Të të njetit mendim ishin edhe kandidatët, Albulena Beadini, Arben Sinani e Denis Raufi të cilët u shprehën mjaft të kënaqur nga trajnimi në fjalë.
Mirënjohjet për të gjithë bashkëpunëtorët i ndau, drejtori i qendrës FLUENT, Muhaed Jonuzi, ndërkaq çertifikatat të cilat mbanin firmat e Akademik Abdylmenaf Bexheti, Prof. Dr. Rufi Osmani dhe Dr. Musa Musai, i shpërnau Akademik Abdylmenaf Bexheti i cili mes tjerash theksoi rëndësinë e arsimit alternativ (formal a informal), si formë mjaft dobiprurëse për arritje potencialesh, shprehish e shkathtësish.
Ndryshe, trajnimin në fjalë e ndoqën dhe u çertifikuan 25 kandidatë, ndërkaq trajnimet e rradhës që FLUENT planifikon t’i realizon në një periudhë relativisht të shkurtër janë trajnimi për përgatitje të babysitter dhe trajnimi Menaxhimi i kohës.
EDITOR
11 years ago
previous article
10 pamjet që mund ti shihni vetëm në Dubai (FOTO)
next article