Qindra familje skamnore dhe jetimë u gëzuan kur në shtëpi të tyre iu sollën mish. Kjo pasi OJQ Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) në bashkëpunim me organizatën humanitare turke IHH organizuan shpërndarje të më se 1000 kg mishi.
Shpërndarjen e mishit aktivistët e OJQ-së AKEA e zhvilluan në Prizren, Mitrovicë, Skenderaj dhe Drenas. Me këtë rast, 85 familje me jetima dhe 124 familje të tjerë në gjendje të vështirë ekonomike përfituam nga 5 kg (pesë) mishë të bluar.
Ky aktivitet ishte vetëm njëri ndër ato që në mënyrë të vazhdueshme i organizon Sektori Humanitar në AKEA. /mesazhi/
Categories