Në ambientet e hotelit Emerald në Prishtinë, në mbrëmjen e së martës AKEA shtroi iftar për intelektualë dhe përfaqësues të institucioneve kosovare dhe shoqërisë civile. Në këtë iftar u takuan figura të njohura nga jeta kulturore, politike dhe akademike vendore dhe rajonale, si zyrtarë qeveritarë dhe parlamentarë, zyrtarë nga Bashkësia Islame, Fakulteti i Studimeve Islame, Policia e Kosovës, Ambasada Turke, etj.
Në fjalën e rastit kryetari i Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim, Prof. Husamedin Abazi, ndër tjera tha: “Është ky një muaj i betejës sonë të brendshme me veten tonë, duke i eliminuar të gjitha veset dhe duke e përgatitur veten që gjatë njëmbëdhjetë muajve të tjerë vetë personalisht të jemi të lumtur e në paqe me brendinë tonë, me adhurimin tonë, por edhe të jemi në krye të detyrës duke i shërbyer familjes, komunitetit dhe shtetit në të cilin jetojmë.” Ai më tutje shtoi: “Në fakt, kjo është detyra e AKEA-s, që duke qenë i mbrujtur me të gjitha këto vlera që arrihen vetëm përmes agjërimit gjatë kohës që vijon, pastaj bukurinë dhe mirësinë e arritur në vetvete të mund ta shpërndash edhe te të tjerët, t’i shërbesh idealit për një shoqëri më të mirë, për ambient më të mirë, për arsim më të mirë, për kulturë më të mirë, në përgjithësi për jetë më të mirë.”
Ndërsa ministri i shëndetësisë Dr. Ferid Agani, foli për dobitë shumëdimensionale të agjërimit në veçanti dhe muajit Ramazan në përgithësi dhe shprehu kënaqësinë që takohet me shumë veprimtarë nga sferave të ndryshme të shoqërisë, me ç’rast falënderoi AKEA-në dhe kryetarin e saj z.Abazi për përkushtimin dhe mundësinë e dhënë për tu bashkuar pranë sofrës së iftarit. Duke nënvizuar vlerën e veprimtarisë që bën AKEA, ai tha se nuk do të mungojë përkrahja në rrugëtimin që bën ajo në dobi të shoqërisë.
Z. Servet Akman nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë, falënderoi AKEA-në për ftesën dhe bashkëpunimin korrekt dhe shprehu kënaqësinë që gjendet në një mes të tillë me “vëllezërit kosovarë”. Ai më tutje shtoi se ky muaj shënon reflektim për miqësi dhe vëllazëri dhe bashkim rreth vlerave të përbashkëta.
Po ashtu ditë më parë AKEA shtroi iftar edhe me anëtarët e saj nga të gjitha qytetet, ku programit i parapriu edhe në ligjëratë nga hoxha i nderuar Halil ef. Avdulli me temë “Identiteti im”.
EDITOR
11 years ago
previous article
Kurse Kurani për të verbrit në Kajseri, Turqi
next article
Një jetë kushtuar qindra hafizave në Maqedoni
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago