Një garë me prezentimin më të mirë në temën “Si të bëjmë botën më të lumtur?” u mbajt në objektet e AKEA-s me rastin e ditës botërore te Lumturisë. Organizatorët kishin pregaditur një program artistik si dhe prezentimet e një numri studentësh të cilet në forma të ndryshme artistike kanë kontribuar në motivimin e njeriut që ta bënë një jetë më të lumtur.
U shfaq një dokumentar i dedikuar ditës së Lumturisë. Juria profesionale falenderuan të të pranishmit si dhe kontribuesit për këte event, e sidomos aplikuesit për punen e tyre të mrekullushme. Pas kësaj studentët filluan të prezentojnë punimet e tyre në sllajde, të cilat u pritën me mjaftë interes nga ana e publikut, ku secili prej punimeve kishe diqka të veçantë, dhe diqka qe mund të mësoje nga to. Në këtë rast publiku kishte mundesi të merrte informata rreth lumturisë, perceptimit të saj nga ana e studenëve, dhe statistika të ndryshme interesante. Të gjithë aplikuesit morrën çertifikata për punën e tyre. Në fund u prezentuan pesë punimet më te mira, të vleresuara nga juria profesionale, për të cilët ishin rezervuar edhe disa shperblime modeste. Programi u përcoll në fund me një koktej i cili sadopak ngjalli ndjenjën e lumturisë tek të pranishmit.
20 Marsi në vitin 2012 u caktua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) si Dita Botërore e Lumturisë. Dita ka për qëllim promovimin e lumturisë si njërin ndër qëllimet themelore të njeriut. OKB u bën thirrje vendeve që të përmirësojnë politikat publike në mënyre që të rregullojnë mirëqenien e të gjithë popujve.
Kjo ditë u shënua edhe tek ne sot në Kosovë përmes një eventi, i cili u organizua në lokalet e Asociacionit për Kulturë Edukim dhe Arsim – AKEA, dega në Prishtines.
Categories