Fakulteti për shkenca mjekësore në Universitetin Shtetëror të Tetovës e mori akreditimin final të komisionit përkatës në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë, njoftoi sot rektori Vullnet Ameti me rastin e fillimit solemn të vitit akademik 2013/2014. Sipas rektorit Ameti, me këtë njëherë e përgjithmonë mbyllet çështja në lidhje me punën dhe aktivitetet arsimoro-shkencore të këtij fakulteti.
“Ne si kryesi e USHT-së e morëm përsipër që Fakultetin për shkenca mjekësore i cili tashmë u akreditua ta shndërrojmë në institucion me standarde evropiane dhe botërore ku në fokus do të jenë studentët në rrugën e formimit të mjekëve cilësorë dhe kuadrove profesionale në sferën e mjekësisë si nga aspekti teorik ashtu edhe ai praktik. Fakulteti shumë shpejtë do të disponojë me pajisjen më bashkëkohore me qëllim që mësimi të zhvillohet në kushte normale, do të hapim laboratorë të nevojshëm për të gjithë sektorët si për mjekësinë interne, paraklinike dhe klinike. Në procesin arsimoro-shkencor do të përfshijmë profesorë të njohur nga kjo sferë nga vendi dhe jashtë me qëllim të krijimit të mjekëve dhe kuadrit profesional më të mirë të cilët në të ardhmen do të jenë garanci për shërbime shëndetësore më cilësore për të mirën e qytetarëve në rajon dhe më gjerë”, tha Ameti.
Sipas dekanit të Fakultetit për shkenca mjekësore të USHT-së, doc. dr. Nasir Bexheti, ata kanë kapacitete kadrovike dhe hapësinore për edukimin e mjekëve nga fushat e mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë.
EDITOR
11 years ago
previous article
Edhe Libia e njeh Kosovën
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
24 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
24 hours ago