Dy persona e kanë humbur jetën kurse 26 të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni në autostradën Beograd-Zagreb tek pika e pagesës Simanovci, rreth 35 kilometra në perëndim të Beogradit, në rrugën E70, që është korridori kryesor për ndërlidhje të perëndimit me Evropën Jug-Lindore me Turqinë, ku në mënyrë zinxhirore janë përplasur 36 vetura.
Jozyrtarisht mësohet se personat e vdekur janë burr dhe grua me shtetësi sërbe. Në Qendrën Urgejnte janë pranuar 16 persona, nga të cilët tre me lëndime të rënda. Në këtë aksident ka edhe katër fëmijë të lënduar, kurse një vajze i është ambupltuar këmba e djathtë. Në shok dhomë ndodhet edhe një burrë I moshës 50 vjecar. Mediat sërbe njoftojnë se një grua e moshës 48 vjecare, dhe një burrë I moshës 50 vjecare nga Maqedonia gjithashtu janë në gjendje kritike.
Në askidentin I cili ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur në këtë pjesë të autostradës, pjesa dërmuese e veturave të aksidentuara janë me targa të Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, maqedonisë dhe Bullgarisë , prandaj edhe numri më I madh I personave të lënduar janë të huaj.
Duke marrë parasysh se në këto ditë para festave bashkëatdhetarët tanë kthehen nga vendet e perendimit për në vendlindje, supozohet se mesin e personave të aksidentuar ka edhe shqiptarë nga Maqedonia e Kosova por ende nuk bëhet I ditur identiteti I tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 e 30 në mëngjes, dhe rruga ka qenë e bllokuar deri në orën 14.00 pasdite. /www.tetova1.com/
Foto nga aksideni:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.457390244366249.1073741969.103882726383671&type=3
admin
11 years ago
previous article
Shtatë xhamitë ruse që të lënë pa frymë (FOTO)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago