Në një aksion të madh policor në Shkup, janë arrestuar rreth 30-40, mëson gazeta “Lajm”. Arrestimet e këtilla kanë ndodhur në komunën Cair dhe Butel të Shkupit. Supozohet se arrestimet janë bërë për shkak të protestave të ditës së shtunë, por njëherësh edhe për ta parandaluar përsëritjen e protestave eventuale, gjatë të premtes (8 mars).
Informacionet e këtilla akoma nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërkohë që gazeta “Lajm” mëson se aksioni i tillë shtrirje nuk ka patur edhe në pjesët e banuara me maqedonas, që do të thotë se pjestarë të këtij nacionaliteti nuk janë arrestuar./Almakos
Categories