Categories
Lajme

Akt marrëveshja e shoqatave shqiptare nё Parma në Italisë

Nё datёn 2 Qershor, nё Parma të Italisë u zhvillua takimi midis shoqatave shqiptare të cilat operojnë në mënyrë aktive në territorin italian, me qëllim bashkimin dhe koordinimin e punës në të ardhmen. Nё takim morёn pjesё kёto shoqata: SCANDERBEG PARMA, USAB, USAV, SHQIPERIA LIVORNO, SCANDERBEG FERMO, RETE F.A.R.E, UAMI, të cilat kanë një shtrirje gjeografike të kënaqshme në pjesën dërrmuese të qyteteve kryesore të Italisë veriore si Milano, Firence, Bolonja, Parma, Verona, Areco dhe Livorno.
Ky takim ishte në vazhdën e takimeve tё zhvilluara mё parё nё Firence dhe Livorno dhe u karakterizua nga njё pjesëmarrje mё e madhe nё numёr e shoqatave nё krahasim me takimet e mёparshme, tregues ky qё rrjedh nga nevoja imediate pёr bashkёpunim për ti bërë ballë sa më mirë sfidave të përbashkëta me të cilat na përball çdo ditë jo vetëm realiteti italian por edhe ai shqiptar.
Nё kёtё takim, shoqatat prezente firmosёn njё aktmarrëveshje bashkëpunimi e cila vijon si mё poshtё :
1- Formimi i njё koordinimi nacional tё shoqatave shqiptare nё Itali dhe pёrpilimi i njё projekt-strategjie tё punёs nё nivel kombëtar dhe Evropian.
2- Pregatitja e njё peticioni drejtuar organeve legjislative shqiptare, ku tё kёrkohet me insistim ndryshimi i kodit zgjedhor me qёllim dhёnien e mundёsisё sё votimit  edhe tё emigrantёve nё vёndet ku jetojnё. Pёr arritjen e kёtij qёllimi do ndёrmerren edhe njё sёrё iniciativash tё pёrbashkёta.
3- Realizimi  i projekteve tё pёrbashkёta me qёllim influencimin nё parlament dhe qeverinё e re mbi realizimin e politikave tё punёsimit pёr studentёt tё cilёt kanё kryer studimet nё universitetet jashtё vёndit.
4- Organizimi i njё rrjeti tё sipërmarrësve shqiptarë nё Itali .
5- Pёrfaqёsim mё dinjitoz nga ana e institucioneve tё shtetit shqiptar  për emigrantёt, ku kёrkohet transformimi i departamentit tё diasporёs nё Ministrinё e Diasporёs të Republikës së Shqipërisë
Nё fund tё kёtij takimi pёrfaqёsuesit e shoqatave shqiptare nё Itali,  firmosёn nё unanimitet akt marrëveshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version