Categories
Lajme FRI

AKTIVISTET E REJA TË FRI-SË NË KAMPING DYDITOR EDUKATIV NË PATISHKA REKË

 

Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi një kamping dyditor edukativ dhe argëtues me aktivistet e reja të grupeve edukative në Patishka Rekë, me qëllim njohjen mes vete, forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin personal e shpirtëror.

Programi përfshiu ligjëratën nga teologia Esma Sherifi, me temën “Kush jam unë? – Roli i besimit në zbulimin e vetvetes”, e shoqëruar me një aktivitet reflektues, ku pjesëmarrëset shënuan mendimet pozitive për veten dhe ndryshimet që dëshirojnë t’i bëjnë. Po ashtu, u realizuan grupe punuese me temën “Vlerat morale që duhet t’i ketë muslimani bashkëkohor”, të udhëhequra nga edukatore Zubejda Murtezi Fazliu.

Kampingu u pasurua me aktivitete interaktive, lojën edukative “E kam bërë / S’e kam bërë”, shujta të përbashkëta, faljen e namazeve dhe dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, reflektuese dhe edukative.

Shkup, 24 janar 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version