Vazhdon realizimi i projekteve rinore të “Mozaikut rinor”, ku momentalisht janë në realizim e sipër projekti “Eureka” dhe “Incept”.

 

Në qytetin e Kumanovës këtë javë filloi realizimi i projektit “Incept”, ku ligjërues i takimit të parë ishte Bunjamin Selimi, i cili zhvilloi temën “Krijimi i grupit”.

 

Në Shkup u mbajtën takime të të dy projekteve, “Eureka” dhe “Incept”. Te “Eureka” u zhvillua tema “Modeli i një të riu të suksesshëm” me ligjërues Afrim Demirin, ndërsa te projekti “Incept” Ebrar Sherifi trajtoi temën “Jeta me rrjete”.

 

Në degën e Tetovës u ligjërua mbi temën “Reagimi në emergjenca”, dhe në cilësinë e ligjëruesit ishte Diturim Xheladini. Përveç pjesës teorike, u bë edhe demonstrimi praktik i disa pikave të temës.

 

Në qytetin e Kërçovës sot u realizua takimi i fundit i projektit “Eureka”, ku u trajtua tema “Të jetuarit shëndetshëm” me ligjëruese Kujtesa Xheladini. Te kjo temë fokusi kryesor ishte në shëndetin mendor.

 

Realizimi i projekteve të “Mozaikut rinor” do të vazhdojë edhe në semestrin e dytë, ku pritet të fillojë edhe projekti “Talentium” në degët e FRI-së.

 

10 dhjetor 2022