Ka vazhduar realizimi i projekteve të “Mozaikut rinor” edhe këtë fundjavë në degët e Forumit Rinor Islam, duke filluar këtë javë dhe me projektin “Incept” në qytetin e Shkupit.
Në Kumanovë tema e trajnimit ishte “Reagimi në emergjenca”, që u realizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, duke demonstruar mënyrat e reagimit në rastet emergjente.
Në degën e Tetovës, u realizua tema “Team-building”, ku në cilësinë e ligjëruesit ishte Vullnet Selamni.
Në qytetin e Shkupit, si pjesë e projektit “Eureka” u trajtua tema: “Eko-jeta”, me ligjëruese Zubejda Murtezi Fazliu. Këtë javë ka filluar edhe projekti “Incept”, që realizohet me nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme, në takimin e parë të të cilit është bërë prezantimi i FRI-së, nga kryetari i degës së Shkupit – Afrim Demiri.
20 nëntor 2022