Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Forumi Rinor Islam realizoi një varg të gjerë aktivitetesh shpirtërore, edukative dhe humanitare në disa qytete të vendit:

📍 Shkup – 17 shkurt 2026
– U realizua tribuna “Mirë se erdhe Ramazan” në Teatrin Shqiptar, e hapur me lexim kuranor nga hafiz Besir Limani. Kryetari i Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa, përcolli mesazhin e Ramazanit, ndërsa ligjëruan Dr. Musa Musai dhe hoxhë Sabaudin Jashari mbi dimensionin shpirtëror dhe psikologjik të këtij muaji.

📍 Tetovë – 18 shkurt 2026
– Filluan aktivitetet me shpërndarje të hurmave dhe imsakijes nga aktivistet e FRI – Dega Tetovë, duke përcjellë mesazhe solidariteti dhe përgatitjeje shpirtërore.

📍 Kumanovë – 18 shkurt 2026
– U hapën aktivitetet me shpërndarje simbolike të hurmave nga aktivistet e FRI – Dega Kumanovë, duke promovuar vlerat e mirësisë dhe bashkimit.

📍 Shkup – gjatë Ramazanit
– U organizua mukabele e përditshme për gra dhe vajza nën udhëheqjen e hafizes Mervenur Ramadani, ndërsa ligjëratat e së shtunave u mbajtën nga teologia Esma Sherifi Kurti.

📍 Shkup – 25 shkurt 2026
– U mbajt iftari tradicional në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, ku fjalë rasti mbajtën Nexhat Lika, kryetar i O.H. “Kalliri i Mirësisë”, dhe Abdulhamid Mustafa, kryetar i Forumit Rinor Islam.

📍 Likovë – 26 shkurt 2026
– U realizua iftar i përbashkët me Komunën e Likovës, ku ligjëroi Azir Avdiu, ndërsa pjesë artistike sollën Abdullah Shaqiri dhe Avni Nebiu. Të pranishmit i përshëndetën Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës, dhe Abdulhamid Mustafa, kryetar i FRI-së.

📍 Tetovë – 28 shkurt 2026
– U organizua iftar në bashkëpunim me O.H. “Kalliri i Mirësisë”, ku fjalë përshëndetëse mbajtën Nexhat Lika, kryetar i O.H. “Kalliri i Mirësisë”, dhe Afrim Demiri, përgjegjës për aktivitetet e Ramazanit në nivel qendror në FRI.

📍 Kumanovë – 7 mars 2026
– U mbajt iftar me aktivistet e FRI – Dega Kumanovë, duke nxitur bashkëpunimin dhe angazhimin rinor.

📍 Shkup – 7 mars 2026
– U realizua ligjërata “Mesi i Ramazanit: Koha e Faljes dhe Pendimit” nga teologia Esma Sherifi Kurti.

📍 Kumanovë – 8 mars 2026
– U shpërndanë 120 shporta ushqimore për familjet në nevojë në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”.

📍 Shkup – 11 mars 2026
– U organizua Kuizi Islam me pjesëmarrjen e të rinjve në kuadër të aktiviteteve edukative.

📍 Kumanovë – 13 mars 2026
– U mbajt mbrëmje kuranore e moderuar nga Arsim Jonuzi, me ligjëratë nga hoxhë Omer Dauti dhe recitime nga hafiz Daut Lezi dhe Besim Azemi.

📍 Shkup – 14 mars 2026
– U përmbyll mukabelja me hatme, ndërsa ligjëratat u mbajtën nga Esma Sherifi Kurti.

📍 Kumanovë – 15 mars 2026
– U organizua iftari tradicional, ku fjalë rasti mbajtën Memedali Limani, kryetar i FRI – Dega Kumanovë, dhe Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

📍 Tetovë – 15 mars 2026
– U realizua shpërndarja e rreth 100 shportave ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë, Tearcë dhe Zhelinë.

📍 Prilep – 16 mars 2026
– U zhvillua Kuizi “Ikra” në bashkëpunim me Komunën e Dollnenit, me pjesëmarrje të gjerë të të rinjve.

📍 Kumanovë – 17 mars 2026
– U realizua faza e dytë e shpërndarjes së mbi 120 shportave në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”.

📍 Kumanovë – 18 mars 2026
– U organizua aktivitet humanitar me shpërndarje dhuratash për fëmijët me nevoja të veçanta në bashkëpunim me Shoqatën për Edukim Special “Vlera”.

📍 Kumanovë – 19 mars 2026
– U mbajt koncert me ilahi me pjesëmarrjen e Avni Nebiu, Armend Beqiri, Nafidan Miftari dhe Nderim Alimi, duke sjellë atmosferë festive me rastin e Fitër Bajramit.

📍 Shkup – 23 mars 2026
– U organizua kokteji i Bajramit me aktivistët, ku fjalë përshëndetëse mbajti Afrim Demiri, kryetar i FRI – Dega Shkup, dhe u ndanë shpërblime për pjesëmarrësit.

📌 Gjatë gjithë muajit të Ramazanit
– Zyra për Marrëdhënie me Publikun publikoi postere me ajete kuranore, hadithe dhe lutje ditore për agjëruesit.
– U realizua seria video “Mesazhe Ramazani” me këshilla nga hoxhallarë të ndryshëm, duke kontribuar në edukimin dhe motivimin shpirtëror.

Të gjitha këto aktivitete shërbyen për të përhapur dhe jetësuar moton e këtij Ramazani – “Ramazani – përkushtim që e ndriçon shpirtin”, duke reflektuar në çdo veprim vlerat e besimit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj shoqërisë.

Forumi Rinor Islam mbetet i përkushtuar në vazhdimin e këtij misioni edhe në të ardhmen.

30 mars 2026