Ramazani, duke qenë një muaj i shenjtë për besimtarët, është një mundësi e artë për promovimin dhe jetësimin e vlerave islame. Forumi Rinor Islam në vazhdimësi ka qenë dhe vazhdon të jetë i përkushtuar me aktivitetet e Ramazanit.
E filluam këtë muaj duke thënë “Ramazani është muaji i arritjeve” e duke shpresuar në ndihmën e Allahut, dhe ju filluam aktivitetet tona fillestare duke zbukuruar qytetin e Kumanovës, ku gjithashtu u bë shpërndarja e fletëurimeve. Fletëurime dhe dhurata janë shpërndarë gjithashtu në qytetin e Tetovës dhe Kërçovës, ndërsa aktiviteti qendror ishte manifestimin tradicional “Mirë se erdhe Ramazan”, që realizohet në Shkup.
“Shporta e Ramazanit” edhe këtë vit ishte pran nevojtarëve në Kumanovë e Tetovë, ku bëhet shpërndarja e sendeve ushqimore dhe higjienike për ato që kanë nevojë. Shpërndarja e shportave është bërë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë Ramazanit. Si pjesë e këtij aktiviteti në Kumanovë është bërë shpërndarja e 50 paketave për fëmijë me nevoja të veçanta.
Nuk kanë munguar iftaret e shumta me nxënës, student, anëtarë, aktivistë, intelektualë, miq e dashamirë të Forumit Rinor Islam. Iftaret, që tashmë shtrohen në mënyrë tradicionale, janë realizuar në të gjithë degët e FRI, kurse risi e këtij viti ishin iftaret me studentë në qytetin e Shkupit, që është shtruar çdo të hëne. Vlen të përmenden se përkrah iftareve janë realizuar ligjërata të shkurtra në formë të këshillave në prag të iftarit.
Njëashtu përgjatë këtij muaji janë transmetuar edhe emisionet e Melhemeve të Ramazanit, të cilat janë përgatitur posaçërisht për këtë muaj dhe janë transmetuar në kanalet televizive lokale në gjashtë qytete të ndryshme dhe në kanalin zyrtar të FRI -së në Youtube. Ndërsa për të gjithë ata që janë ndëgjues të rregulltë të radiove, kemi transmetuar audioinçizimet “30 mësimet e agjërimit” në Radio Shkupi dhe Radio JON.
Aktivitete të rëndësishme ishin edhe kuizi i diturisë “Ikra”, që u realizuar në Prilep në hapësirat e xhamisë Bedër, dhe prezantimi i FRI në emisionin “Pas dite në TV Koha”, ku morën pjesë Mevlan Abazi dhe Ismet Tahiri, anëtarë dhe përfaqësues të FRI-së.
Aktiviteti kryesor i përfundimit të Ramazanit dhe ardhjes së Bajramit ishte koncerti i Bajramit në qytetin e Kumanovës. Përveç këtij aktiviteti u realizuan kokteje të Bajramit me të rinjtë në Kumanovë dhe Shkup.
Ramazan 2023