Më 06 qershor 2014, Sektori i Femrës, Dega Kumanovë, në kuadër të olimpiadës së FRI-së 2014, realizoi një lojë basketbolli dhe lojë hendbolli.
Loja u zhvillua në sallën sportive të shkollës fillore “Bajram Shabani”, Kumanovë.
Pjesmarrëse ishin aktiviste të FRI-së, si dhe nxënëse të shkollës “Bajram Shabani”.
Loja u zhvillua me karakter miqësor. Qëllimi i saj ishte që të përcjell deri tek të rejat rëndësinë e sportit, dobitë e tij në aspektin fizik e psiqik.
Poashtu, edhe në aspektin religjioz, sporti është shumë i preferuar, ku vetë profeti Muhamed (paqa qoftë mbi të) nxiste për tjerët për lojra sportive.
Të gjitha pjesëmarrëset u ndanë mjaft të kënaqura dhe shpresojnë që organizimet e këtilla sportive të jenë më të shpeshta.
Categories