Categories
Lajme

Aktorja e famshme indiane përqafon Islamin

Një aktore e famshme indiane që ka punuar në 70 filma ka përqafuar fenë Islame, ditën e xhuma, të premtën, më 30 maj  2014.
E njohur më parë me emrin Monika, tani quhet Rahime është konvertuar në Islam për shkak të vlerësimit të mënyrës Islame të jetës.
Në një intervistë për shtyp në RKV Studio ajo tha: “Unë e fillova karierën time në kinema si artiste për fëmijë, në industrinë e kinematografisë, ku kam përfunduar 70 filma. Unë e kam bërë këtë me përkrahjen tuaj të plotë. Fjala faleminderit nuk është e mjaftueshme për ju, “tha ajo, sipas mediave indiane.
Ajo shtoi, “Unë nuk e kam ndërruar fenë për shkak të dashurisë ose për të holla, unë nuk jam një person i tillë. Më pëlqejnë parimet islame,  kështu që unë e përqafova Islamin. ”
 
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi

Exit mobile version