Qendra Islame al-Az’har e Egjiptit ka në plan për të themeluar një Kolegj të Shkencave Islame në Republikën Ruse të Çeçenisë.
Sipas të përditshmes el-Javm el-Sabi, themelimi i kolegjit pritet të fillojë brenda disa ditësh.
Vendimi për themelimin e kolegjit erdhi pas një vizite të Myftiut të Çeçenisë në Egjipt në fillim të këtij viti.
Gjatë vizitës, Myftiu i Çeçenisë u takua me një numër zyrtarësh të al-Az’harit, përfshirë edhe Ahmed el-Tajib, Shejhun e al-Az’harit.
Shejh Ahmed el-Tajib në atë takim shprehu gatishmërinë e Qendrës Islame për të ndihmuar muslimanët në Çeçeni në mësimin e gjuhës arabe dhe shkencat islame.
Çeçenia është republikë ruse, ku më shumë se 95 për qind e popullsisë është muslimane.
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi,Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
Pse Izraeli vrau Hebraisht-folësit në Gaza?
next article
Një qendër e re për shtypjen e Kur'anit në Malajzi
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago