Rrjeti i informacionit “Al Jazeera” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë zgjedhjeve në Shqipëria, duke dërguar më shumë se dy reporterë në Tiranë.
Një prej tyre ka gjetur një rast ku një qytetari i është ofruar para në shkëmbim të hedhjes së votës për një subjekt të caktuar politik. Bëhet fjalë për një 82-vjeçar nga Dershani, 26 kilometra larg Tiranës.
“Më ofruan para për të votuar për Partinë Demokratike”, shprehet Abdullah Beqiri, i cili thotë se është votues tradicional i Partisë Socialiste. /Telegrafi/